Kraki: Shqipëria me Ramën, më shumë i ka bërë dëm Kosovës, u bë zëdhënëse e Serbisë
Analisti Nezir Kraki thotë se në takimin e Ohrit, Kosova është futur në një cikël të ri në raport me Serbinë.
Për "Drejt", ai tha se është zhgënjyese roli i Shqipërisë nën drejtimin e Ramës, që sipas tij arriti deri në pikën që bënte zëdhënësin e Serbisë.
Kraki: E kam përcjellë me shumë interes implikimin e Shqipërisë. Ne në Kosovë jemi përsekutuar shqip, duke e imagjinuar Shqipërinë si nëna e madhe që kujdeset për ne çdo rast. Është zhgënjyese me pa që vitet e fundit Shqipëria më shumë i ka bërë dëm Kosovës sesa mirë. Shqipëria me kryeministrin Rama ka shkuar deri në pikën ku bëhej zëdhënëse e Serbisë kur Serbia nuk i vendoste sanksione Rusisë. Në Ohrin e zotit Rama, Ballkanit të Hapur, na kujtohet si fliste për Kosovën dhe Albin Kurtin, me përçmim dhe urrejtje. Faji i mbeti Kosovës kur nuk mori pjesë në mbledhjen e Ballkanit të Hapur. Rama nuk shihte asnjë të keqe që Kosova të shkonte si pjesë e Serbisë. Normalizoi një situatë terësisht anormale. Kemi qenë shumë larg negativisht. Jam shumë i gëzuar me këtë ciklin e ri, marrëveshjen e re, rrethanat e reja gjeostrategjike dhe ndryshimin e pozicionit francez.