"Kërcasin" plumbat në Gjilan/ Mbetet një person i pl*gosur pranë një karburanti nga të shtënat me a*më zjarri

"Kërcasin" plumbat në Gjilan/ Mbetet një person i

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti.

Si pasojë e të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

 Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.

EMISIONET