H*RROR NË KRETË/ Dy motra me aftësi të kufizuara dyshohet se janë ab*zuar nga babai i tyre

Një rast i rëndë abuzimi familjar në Kretë ka tronditur opinionin publik, pasi dy motra me aftësi të kufizuara dyshohet se janë abuzuar për vite nga prindërit e tyre. Denoncimi u bë nga vëllai 23-vjeçar, i cili tashmë ka marrë kujdestarinë e tyre me vendim prokurorie. Çifti mohon akuzat, por autoritetet greke po kryejnë hetime të thelluara për zbardhjen e plotë të çështjes.

H*RROR NË KRETË/ Dy motra me aftësi të kufizuara dyshohet se

Një rast i rëndë abuzimi familjar ka tronditur komunitetin e Messarës, në Kretë të Greqisë.

Dy motra, njëra 14 dhe tjetra 22 vjeç, të dyja me aftësi të kufizuara, janë vendosur nën kujdestarinë e vëllait të tyre 23-vjeçar, pas një denoncimi që ai bëri në prokurori për abuzim nga prindërit.

Sipas kallëzimit, vajzat dyshohet se janë abuzuar për një periudhë të gjatë brenda familjes, ndërsa autori i dyshuar është babai i tyre.

Autoritetet po verifikojnë gjithashtu të dhënat për një foshnjë të lindur nga vajza 22-vjeçare, që sipas dëshmive, mund të jetë rezultat i abuzimit.

Vëllai i vajzave deklaroi se ka marrë presione dhe kërcënime pas denoncimit, ndërsa thekson se motrat ndihen të sigurta vetëm me të. Ai tha se nëna e tyre ishte në dijeni të situatës, por nuk ndërhyri.

Ndërkohë prindërit i mohojnë të gjitha akuzat. Avokatët e tyre pretendojnë se ekzistojnë prova që do të vërtetojnë pafajësinë.

Çifti u paraqit para prokurorit në Heraklion dhe pritet të rikthehen në seanca të veçanta hetimore ditët e ardhshme. Ndërkohë, shërbimet sociale po monitorojnë vajzat dhe foshnjën, e cila aktualisht ndodhet në kujdes të përkohshëm.

Rasti ka ngjallur reagime të forta në Greqi, ndërsa autoritetet thonë se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve.

EMISIONET