Haris Ademi: Marrëveshja Kurti-Vuçiç e Brukselit, njohje de-facto e Kosovës nga Serbia

Takimi i së hënës midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut vendas dhe atij të huaj.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, gazetari Haris Ademi deklaroi se takimi i djeshëm do të thotë njohje de facto e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Dje ka qenë nisja e një periudhë të re mes dialogut Serbi Kosovë. Procesi 10 vjeçar do të kalojë tashmë në margjinalitet, dhe këtë e konfirmuan vetë ndërmjetësuesit e këtij procesi.

Nga dje pala kosovare mund ta konsiderojë veten të barabartë në tryezë, dhe tashmë mund të flitet për një njohje de facto nga ana e  Serbisë, duke pasur parasysh se Serbia nuk do ta pengojë më Kosovën në proceset e anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare.

Edhe politikanët në Prishtinë e kanë konsideruar si të tillë, sepse Serbia në bazë të këtij plani franko-gjerman i ka pranuar mos pengimin e Kosovës.

Është paralajmëruar një takim tjetër i nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Më 18 mas pritet që t’i vihet kapaku zbatimit të planit franko-gjerman dhe Josepf Borrell kërkon ta përfundojë këtë proces para kësaj date në mënyrë që ta prezantojë këtë më datë 218 si sukses”, u shpreh gazetari Haris Ademi.

Haris Ademi: Marrëveshja Kurti-Vuçiç e Brukselit, njohje

EMISIONET