Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, gazetari: Kosova fitoi në bisedimet e djeshme. Marrëveshja jo e lehtë
Takimi i së hënës midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut vendas dhe atij të huaj.
Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, gazetari Imer Topanica deklaroi se takimi i djeshëm ishte i suksesshëm sa i përket Kosovës.
“Marrëveshja ishte e suksesshme për Kosovën, por jo për presidentin serb Vuçiç, të cili iu kërkua me vendosmëri shkëputja e lidhjeve të Serbisë me Rusin.
Gjithsesi vendimmarrja e djeshme nuk ishte e lehtë për të dyja palët. Opozita kosovare e ka pranuar në heshtje procesin dhe i ka vlerësuar hapat e qeverisë “Kurti””, u shpreh nga Prishtina gazetari Imer Topanica.




