Grabitja që tronditi Greqinë, mediat: Një bandë shqiptaro-greke pas vrasjes së tmerrshme të 20-vjeçares

Grabitja që tronditi Greqinë, mediat: Një bandë

Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë me "seli" në periferitë perëndimore dhe një fushë veprimi në verilindje të Atikës dyshohet se qëndron pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch mëngjesin e 11 majit në Glyka Nera, në periferi të Athinës.

Grupi hetimor ka arritur në këtë konkluzion pas analizimit të mënyrës sesi ka vepruar banda e grabitësve.

"Ata ushtrojnë dhunë të tepruar, rrahje dhe lidhin me litar viktimat e tyre. Për të shpëtuar, përdorin rrugë dhe rrugica të vogla, duke shmangur bulevardet në mënyrë që të mos bien në kontakt me ndonjë patrullë policie apo të kapen nga kamerat e trafikut" raportojnë mediat greke.

Në orët e ardhshme priten rezultatet e para nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore dhe kjo do të lehtësojë punën e policisë për të seleksionuar listën e zezë prej 100 personash që janë përfshirë në hetim.

Gjithçka tregon se banda e zgjodhi rastësisht shtëpinë e çifti  Charalambos Anagnostopulos (i njohur edhe Babis) dhe  Caroline Crouch.

Pas ditësh mbikëqyrjeje, ata regjistruan jetën e përditshme të pronarëve dhe zakonet e tyre përpara se të kalonin në fazën përfundimtare dhe më të tmerrshme të planit të grabitjes.

Një nga pyetjet që policia po përpiqet të zbardhë është, pse kriminelët e mbytën 20 vjeçaren, në momentin që ata neutralizuan burrin e saj, i cili i zbuloi menjëherë grabitësve vendin e parave dhe bizhuterive, pa bërë rezistencë.

Grabitja që tronditi Greqinë, mediat: Një bandë

Pse e vranë me duar, ndërkohë kishin armë me vete? Një hipotezë tjetër është se autorët e krimit mund të kenë konsumuar lëndë narkotike, para se të shkonin në banesën e 20 vjeçare, kështu që nuk mund të kontrollonin veprimet e tyre.  

Ndërkohë policia shqyrton mundësinë se në momentin që bashkëshorti, piloti 32 vjeçar, ka humbur ndjenjat, grabitësit mund të kenë menduar se ai ka vdekur.

EMISIONET