Gazetari shqiptar raporton nga Turqia, Brahaj: Vizita e Erdogan në Athinë, zyrtarizoi arritjen e paqes mes dy vendeve

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi këtë të enjte Greqinë ku u prit nga krerët më të lartë të shtetit helen, ndërsa në media u komentoi si shuarje e tensioneve mes dy vende pas përplasjeve të shumta për Egjeun.

Një gjë e tillë u konfirmua edhe në konferencën e përbashkët në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku Erdogan deklaroi se nuk ka asnjë çështje midis Turqisë dhe Greqisë që nuk mund të zgjidhet.

Lidhur me këtëq vizitë kaq të rëndësishme i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte gazetari shqiptar që jeton e punon në Turqi Sokol Brahaj, i cili solli dhe informacionet më të fundit se si janë komentuar në mediat turke këto takime.

“Kjo vizitë ka qenë shumë e diskutuar gjatë ditës së djeshme. Të gjitha mediat, shtetërore, sociale, opozitare po flasin për këtë ngjarje. Sipas tyre ishte një vizitë e vonuar që vjen pas 6 viteve ku presidenti Erdogan shkon në Athinë si kryetar shteti, pasi prej 5 viteve e gjysëm tashmë Turqia ka kaluar në sistem presidencial.

Për këto dy vende fqinje, ka një gjendje lufte deri pak muaj më parë dhe pas shumë kohësh dy liderët ia dolën që të ulen në një tavolinë dhe të firmosin një traktat fqinjësie të mirë dhe të rifillojnë lidhjet mes tyre si dy komshinj të mirë tashmë.

Ndërsa sa fitoi Turqia apo sa fitoi Greqia nga kjo marrëveshje ka debate që janë ende në vazhdim, por pika kryesore është fakti që me këtë udhëtim të Erdogan në Athinë jemi të sigurtë që nuk do të kemi më një luftë mes dy vendeve”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Brahaj.

EMISIONET