Rama: Bashkia Shkodër nis instalimin e paneleve diellore në institucionet e arsimit publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2023, 09:15

Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik.
Lajmin e mirë e dha sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale edhe një video nga instalimi i këtyre paneleve.
Rama theksoi se instalimi i paneleve diellore ka nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve.
Kreu i qeverisë nënvizoi se, kjo është një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit.

