Gati bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it, kritikohet nga opozita

Albin Kurti ka marrë mbështetjen e Eskobar, Lajçak dhe ambasadorëve të QUINT-it pasi pranoi planin franko-gjermani, mirëpo po përballet me kritika nga opozita në Prishtinë. Edhe qytetarët janë të paqartë për atë që i pret.

Gati bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it,

Kryeministri Kurti takoi të martën përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në OSBE dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kurti i njohu diplomatët me qëndrimin pro planit franko-gjerman si bazë peër zgjidhjen e konfliktit me Serbinë.

Ambasadorët e mirëpriten ndryshimin e kursit të Prishtinës zyrtare.

Kryeministri të hënën u takua dhe me emisarin Miroslav Lajçak e pas kësaj dreke pune, ky i fundit ka dhënë sinjale për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Ndërkohë në fokus të debateve mbetet forma sipas së cilës do të krijohen komunat me shumicë serbe.

Brenda politikës në Kosovë, Kurti përballet me kritika nga opozita. 

Sipas Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kurti me qëndrimet e tij ka krijuar konfuzion te deputetët, por edhe qytetarët.

Sipas tyre nuk ka sqarim apo raportim të qeverisë për përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Edhe deputetet e PDK-së shprehen kritikat e tyre.

“Ju i dini deklarimet e zotit Kurti që çdo herë e ka përmend që në plan apo në marrëveshje duhet të jetë njohja në qendër dhe tani ta pranojë një plan të tillë që krijon një status quo dhjetë vjeçare, mendoj që atëherë duhet ta pyesni zotin Kurti. Por ne nuk kishim pranuar dhe jemi të bindur që nuk duhet të pranohet një plan që nuk është njohja në qendër”.

Ndërsa Lidhja Demokratike, përmes një komunikate për media, shprehu qëndrimin se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen.

Ndërkohë këtyre kritikave u ka dhënë përgjigje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe në të.

Por, ai e pranon se në atë plan Kosova e merr njëfarë obligimi për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

Dhe meqë këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, sipas kryeparlamentarit, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

 “Nuk e di përse i gjithë ky pluhur kur Kryeministri ka thënë se ky plan është i pranueshëm për Kosovën, për arsye se aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni”.

Ndërsa qytetarët kanë mendime të ndryshme për planin franko-gjerma të pranuar nga Kurti.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

dialogu kosove-serbi plani franko-gjerman

EMISIONET