Rëndohet bilanci tragjik, mbi 7100 të vdekur nga tërmeti në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 20:10
Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 7,100. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve të bllokuar.
Zyrtarët dhe mjekët thanë se 5,434 njerëz kishin vdekur në Turqi dhe 1,712 në Siri, duke e çuar numrin e vdekjeve në 7,146.
Dhjetra shkolla, spitale dhe objekte të tjera mjekësore dhe arsimore u dëmtuan ose u shkatërruan nga lëkundjet, "me ndikim të rëndë te fëmijët", raporton UNICEF.