FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan “mbyt” Kretën! Qielli kthehet në portokalli, probleme në aeroportin e Heraklionit! Apel qytetarëve që të bëjnë kujdes

Një valë e fortë pluhuri afrikan ka mbuluar Kretën, duke e kthyer peizazhin në një pamje të ngjashme me Saharën. Dukshmëria është ulur ndjeshëm, duke detyruar devijimin e fluturimeve dhe duke krijuar vështirësi në qarkullim. Cilësia e ajrit është përkeqësuar, me nivele të larta të grimcave të rrezikshme për shëndetin. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, ndërsa fenomeni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan “mbyt” Kretën! Qielli kthehet

Këto nuk janë skena nga ndonjë skenar filmash fanta shkencë, por janë pamje që vijnë nga Kreta e Greqisë.

Një valë e fortë pluhuri afrikan ka goditur ishullin, me epiqendër Heraklionin. Tashmë qyteti të kujton Saharën, me "vellon" e pluhurit afrikan që mbulon qytetin, duke "zhdukur" portin.

Përveç peizazhit të verdhë mbizotërues, përqendrimi në rritje i pluhurit afrikan po e bën atmosferën mbytëse.

Shumë zona janë mbulua nga pluhuri, duke zvogëluar shumë dukshmërinë, ndërsa oborret, shtëpitë dhe automjetet u mbushën me baltë nga shirat e paktë.

Situata në aeroportin "Nikos Kazantzakis" është shqetësuese, pasi pluhuri afrikan ka ulur dukshmërinë në nivele shumë të ulëta, duke krijuar kushte të rrezikshme për fluturimet.

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan “mbyt” Kretën! Qielli kthehet

Deri më tani 3 fluturime të cilat duhej të uleshin në Heraklion u detyruan të zhvendoseshin në aeroporte alternative, si Athinë, Korfuz dhe Hania. Sipas informacioneve, dukshmëria është kufizuar në 1,000 metra, një nivel që konsiderohet pengues për ulje.

Transporti i pluhurit po favorizohet ndjeshëm edhe nga vala e motit të keq "Erminio", diçka që meteorologët e kishin parashikuar.

Përveç peizazhit të verdhë që mbizotëron në të gjithë Kretën , përqendrimi i shtuar i pluhurit afrikan e bën atmosferën mbytëse.

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan “mbyt” Kretën! Qielli kthehet

Sipas Observatorit Rajonal të Kretës, cilësia e ajrit klasifikohet si shumë e dobët në qendër të Hanias, me grimca PM10 që tejkalojnë shumë limitin.

Qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe u kërkohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të përgjegjshëm në rrugë kur ngasin automjetet.

Ekspertët rekomandojnë kujdes, veçanërisht për grupet vulnerabël, pasi përqendrimi i shtuar i grimcave të pezulluara mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, teksa fenomeni pritet të vazhdojë, i kombinuar me forcimin e mëtejshëm të erërave.

EMISIONET