E RËNDË NË KOSOVË/ Sherri me th*kë mes kushërinjve përfundon në tragjedi, humb jetën 27-vjeçari

E RËNDË NË KOSOVË/ Sherri me th*kë mes kushërinjve

Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, kur mes disa kushërinjve ka shpërthyer një përplasje. Gjatë konfliktit, një 27-vjeçar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Në këtë përplasje është lënduar edhe babai i tij, 57 vjeç, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe kanë shoqëruar disa persona në komisariat për t’u marrë në pyetje. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET