Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 16:20

Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave.
Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.
Drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

