PAMJET/ Shqiptarët mbushin sheshin edhe në Vjenë: Rama jepe dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 16:17
Edhe në Vjenë janë më qindra shqiptarët që janë bashkuar në një protestë kundër qeverisë së Rilindjes.
Ashtu si në të gjitha qytetet e mëdha të botës edhe në kryeqytetin austriak shqiptarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.
Prej 14 ditësh protestat nuk janë ndalur, as në Shqipëri dhe as jashtë vendit.
Ditën e sotme mbahet protesta e 15 në Tiranë, ndërsa pritet që t’i bashkohen dhe emigrantë.


