Zvërneci mes protestës dhe investimeve, Mehmeti: Ka mendime të ndryshme në shoqëri

Zvërneci mes protestës dhe investimeve, Mehmeti: Ka mendime të

Protestat e fundit që po zhvillohen në Tiranë kanë ngjallur një kureshtje të jashtëzakonshme përtej kufirit. Qytetarët dhe analistët në Kosovë janë të ndarë në qëndrime, duke e kthyer këtë çështje në një nga temat më të diskutuara, ndonëse larg dritave të kamerave.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte gazetari Faton Mehmeti, i cili u shpreh se një pjesë e madhe e analistëve janë kundër këtyre protestave. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për zhvillim dhe rritje të turizmit, ndaj kundërshtimi i një investimi prej afro 4 miliardë eurosh që pritet të realizohet në zonën e Zvërnecit konsiderohet i panevojshëm.

Argumenti kryesor mbetet se, ndonëse mund të ketë me mijëra arsye të tjera legjitime për të protestuar, bllokimi i një projekti të përmasave të tilla nuk përkthehet në interes të zhvillimit ekonomik. Nga ana tjetër, zërat pro-ambientalistë e gjejnë të justifikuar dhe e mbështesin kauzën e protestuesve, duke u rreshtuar në mbrojtje të natyrës.

"Po, është përcjellur me një kureshtje të madhe protesta që po zhvillohet në Shqipëri, në Tiranë.

Ka mendime të ndryshme. Një pjesë është e mendimit se investimet janë të nevojshme në Shqipëri dhe protesta është thjesht e panevojshme për këtë arsye.

Ka, si të thuash, mijëra arsye për të protestuar, mirëpo jo për këtë rast.

Për arsye sepse janë 4 miliardë euro diku investime që priten të ndodhin në Zvërnec. Kështu që, mirëpo është edhe një pjesë tjetër që e arsyetojnë, pra një pjesë e ambientalistëve të cilët do të thotë e arsyetojnë, pra ka mendime të ndryshme.

Mirëpo një pjesë dërrmuese, pra e analistëve, si të thuash, janë kundër kësaj proteste dhe janë gjithmonë të prirur për të besuar se investimet janë, si të thuash, të nevojshme për të rritur edhe turizmin në këtë mënyrë. Kështu që realisht ka qenë e ndarë, mirëpo pjesa politike nuk është se është prononcuar lidhur me rastin. Thjesht ka mendime, kështu që më tepër flitet nëpër biseda private sesa nëpër studio televizive", u shpreh Mehmeti.

 

EMISIONET