E padëgjuar/ Një dyzet vjeçar akuzon babain e tij për përdhunim që kur ishte 20 vjeç, rasti i fundit me 25 janar
Një dyzet vjeçar në Greqi ka denoncuar në Polici se babai i tij 68 vjeçar e ka përdhunuar në mënyrë sistematike që prej moshës 20 vjeçare.
Në fakt, hera e fundit që ka përjetuar tmerrin sipas tij ka qenë mëngjesi i së mërkurës së kaluar, kur e ka vizituar në shtëpinë e tij dhe i moshuari është vërsulur drejt tij duke ushtruar dhunë fizike, e ka ngulitur në dysheme dhe e ka përdhunuar.
Sulmi i fundit i tmerrshëm që ishte rasti për të zbardhur rastin e paimagjinueshëm ndodhi në orën 11 të mëngjesit të datës 25 janar, raportojnë mediat greke.
Burri, nga zona e Cholargosit, e ka vizituar babain e tij të moshuar në shtëpinë e tij në periferi, siç ka denoncuar në Polici.
Pas rreth një ore dhe ndërsa gjithçka po shkonte normalisht, babai i tij është hedhur mbi të, ka qeshur me të dhe duke ushtruar dhunë fizike e kërcënime, e ka imobilizuar dhe ka kryer abuzimin ndaj tij.
40-vjeçari në gjendje shoku është larguar, është kthyer në shtëpinë e tij dhe në datën 27 të muajit ka vendosur të kalojë pragun e Departamentit të Sigurimit të Cholargos dhe të denoncojë të atin si përdhunues.
Viktima përshkroi me çdo detaj tmerret që pretendon se ka vuajtur, duke treguar se babai e kishte përdhunuar që kur ishte 20 vjeç.