Bujar Osmani kandidat për president në RMV, Zonja: Ka fuqinë e tij si kandidat, por BDI shihet me sy kritik

Gazetari, Sebastian Zonja në një intervistë në Ora News foli për kandidimin e Bujar Osmanit për president i Maqedonisë së Veriut. Zonja u shpeh se Bujar Osmani ka fuqinë e tij si kandidat por BDI si subjekt politik shihet me sy kritik.

Zonja: Po flasim për një kontekst të shtuar në rajonin e Ballkanit.

Është një kontekst ku kemi shtim të influencës ruse në Ballkan.

VMRO nga të gjitha sondazhet është një parti shumë e fuqishme në Maqedoni, është opozita maqedonase.

Ajo pritet që të marri kuota tejet të larta.

Problemi është se nacionalizmi maqedonas është i lidhur me nacionalizmin serb.

Bujar Osmani është një kandidat tejet i mirë.

Unë besoj se kandidatët shqiptarë kanë fituar të drejta të rëndësishme të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Osmani ka fuqinë e tij si kandidat por BDI si subjekt politik shihet me sy kritik pasi është parë si patericë e pushtetit.

EMISIONET