Albin Kurti për herë të parë përballë Vuçiç, dalin fotot nga tryeza e diskutimit

Albin Kurti për herë të parë përballë

Ka nisur sot në Bruksel takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për herë të parë në tryezë përballë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shef i diplomacisë evropiane, i cili ka shkruar në Twitter: "Unë jam duke ndërmjetësuar një takim të ri të dialogut të nivelit të Lartë Beograd-Prishtinë sot me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti.  Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ajo solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre."

Takimi ka nisur në orën 11:00, ndërsa në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

EMISIONET