Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, përfaqësuesi i BE: Dialogu i shërben gjithë rajonit

Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, përfaqësuesi i

Sot në Bruksel mbahet takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bashkimi Europian ka konfirmuar se në fokus do të jetë vijimi i dialogut për normalizimin e raporteve dypalëshe, dhe për këtë janë caktuar ndërmjetës kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas tryezave të ndara bilaterale, Kurti dhe Vuçiç do të ulen së bashku me dy diplomatët evropianë të cilët kanë planifikuar edhe një konferencë për shtyp pas mesditës.

Ndërsa Vuçiç pritet të kërkojë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, Kurti ka thënë se do të kërkojë zotime të reja nga pala serbe.

Borrell paralajmëroi herët në mëngjes një dialog sfidues por me perspektiva të mëdha.

"E di se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ky proces me angazhimin e të dyja palëve është i nevojshëm për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Të jetë e qartë se dialogu bëhet për të ardhmen europiane të dy vendeve. Ai ka sjellë tashmë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, dhe po marr vetëm shembullin e integrimit të Policisë dhe sistemit të drejtësisë në Veri të Kosovës me sistemin e Kosovës, mbledhjen e të ardhurave doganore nga tregtia me Serbinë si edhe pjesëmarrjen e saj në organizata e nisma rajonale dhe ndërkombëtare. Jemi në një moment të ri të dialogut, ndaj duhet ta shfrytëzojmë," tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

 

EMISIONET