14 vjeçari e planifikoi sulmin në shkollë, policia zbulon listën e fëmijëve që kishte synim të vriste!
Zyrtarët serbë floën për mediat për të shtënat vdekjeprurëse në shkollën në Beograd.
Sipas zyrtarëve 14-vjeçari planifikoi të shtënat një muaj më parë, duke përgatitur një listë të fëmijëve që kishte si synim të vriste dhe detaje se në cilat klasa do të shkonte së pari. Sulmuesi hartoi një plan të hyrjes dhe daljes së shkollës, të gjetur në tavolinën e tij, si dhe caktoi objektiva prioritare. I dyshuari e la çantën e tij gjatë rrugës për në shkollë dhe kishte përgatitur katër bomba Molotov.
Ai ka nxjerrë menjëherë armën në hyrje të shkollës dhe ka qëlluar në drejtim të rojes.
Tetë studentët e vrarë përfshinin shtatë vajza dhe një djalë, me më të voglin e lindur në vitin 2009.
Katër djem dhe dy vajza kanë mbetur të plagosur, mes tyre një vajzë e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, si dhe një djalë i qëlluar në qafë dhe gjoks, i cili ka një dëmtim të shtyllës kurrizore.
I dyshuari kishte qenë viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve, konfirmoi ministri i arsimit.
Në të gjithë Serbinë nga data 5-7 maj është shpallur tri ditë zie./BBC