Masakra në Beograd/ “E njihja autorin, ishte i qetë dhe mësonte”, dëshmia e nxënëses: Pashë rojen në tokë. Mjekët: Akoma po dridhemi

Masakra në Beograd/ “E njihja autorin, ishte i qetë dhe

Dëshmi tronditëse vijnë pas ngjarjes së rëndë në Beograd, ku një 14-vjeçar qëlloi me armë brenda një shkollë duke vrarë 8 nxënës dhe një roje dhe plagosur 6 fëmijë të tjerë dhe një mësuese.

Një vajzë ka qenë dëshmitare e vrasjes së rojës, teksa tregon e shokuar ngjarjen për mediat vendase.
“Pashë rojën e shkollës përtokë në momentin e tmerrshëm të vrasjes”, tregon ajo.

Masakra në Beograd/ “E njihja autorin, ishte i qetë dhe

“Unë po këndoja dhe dëgjoja vetëm tinguj dhe mendova se djemtë po hidhnin fishekzjarre. Pashë rojën e sigurisë të rrëzuar përtokë. U ktheva aty ku isha, u thashë mësuesve se pashë që po gjuanin. Një shok më tha që gjuajtësi ka hyrë në klasën e tyre, një djalë është qëlluar në këmbë, një vajzë… Kam dëgjuar që ka qëlluar vazhdimisht, nuk ka qenë një nga një, por vazhdimisht. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte, gjithçka e morëm me mesazhe. Ishte ngjitur me palestrën, një hapësirë e vogël ku u futëm të gjithë. Ne ishim ulur atje, kështu që na transferuan në një sallë tjetër, ku ishte edhe më e sigurt”, deklaroi Evgenia.

“Nuk doja t’i tregoja mamit, nuk e dija ku ishte. Më vonë i thashë se isha i sigurt. Ne shkuam në të njëjtin departament. Ai ishte i qetë dhe i këndshëm, kishte nota të mira. Nuk dija shumë për të, por nuk do ta prisja që të ndodhte një gjë e tillë”, ka thënë më tej vajza për “Prva”.

Sipas Blic.rs, tre fëmijë të plagosur janë në terapi intensive, një vajzë po i nënshtrohet operacionit dhe mjekët po luftojnë për jetën e saj.

Mjekët e urgjencës gjithashtu kanë qenë dëshmitarë të momenteve të para pas tragjedisë dhe ata ndonëse kanë parë shumë janë ende të tronditur.

Masakra në Beograd/ “E njihja autorin, ishte i qetë dhe
Në foto: Autori i masakrës

“Kur arritëm në shkollë, gjetëm tetë të plagosur, roja ishte i vdekur. Katër fëmijë janë pranuar në urgjencë dhe ndodhen në sallën e operacionit, një person është në rrezik. E gjithë ER-ja po qan, po dridhemi”, thonë për “Blic”.

EMISIONET