Qeveria i kalon ministrisë së Shëndetësisë 10 mln $ për të paguar vaksinat kineze

Qeveria i kalon ministrisë së Shëndetësisë 10 mln $

Përmes një akti normativ nr. 174, të datës 24 mars 2021, qeveria ka vendosur që t'i kalojë 10 milionë dollarë ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo shumë do të përdoret për kryerjen e pagesës së dozave të vaksinave, që rrjedh nga marrëveshja ndërmjet ministrisë së shëndetësisë, ministrit të shtetit për rindërtimin dhe institutit të shëndetit publik, dhe distributorit të autorizuar “keymen ilaç sanayi ve ticaret” a.ş., për furnizimin me vaksinës kineze.

"Ministrisë   së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale,  në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin    e    Shëndetit    Publik,    në    llogarinë ekonomike    6050000    (Produkti    91305AH)    të programit  të  shëndetit  publik  (07450),  i  shtohet ekuivalenti  në  lekë  (sipas  kursit  zyrtar  të  këmbimit në  datën  e  pagesës)  i  shumës  10  000  000  (dhjetë milionë)  USD,  të  pagesës  së  dozave  të  vaksinave anticovid-19,   sipas   kushteve   të   përcaktuara   në marrëveshjen  ndërmjet  Ministrisë  së  Shëndetësisë dhe   Mbrojtjes   Sociale, ministrit   të   Shtetit për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  dhe distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi  ve ticaret”  A.Ş.,   për   furnizimin   e   Republikës   së Shqipërisë   me   vaksinën   e   inaktivizuar   kundër COVID-19 (vero   cell),   Coronavac,   të   krijuar   nga Sinovac  Life  Science  Co  Ltd. dhe  të  prodhuar  në Republikën Popullore të Kinës." - thuhet në VKM.

Kjo pagesë do të përballohet  nga  fondi  rezervë  i  buxhetit  të  shtetit, miratuar për vitin 2021.

Ndërkohë, për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen   Ministria   e   Shëndetësisë   dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.

EMISIONET