Shoqërohen 2 persona për në komisariat nga policia në Tiranë.

Ata po përgatiteshin, ashtu sikurse kanë lajmëruar më parë për të protestuar kundër vendosjes së maskave.

Protestuesit janë mbledhur pranë kryeministrisë këtë pasdite dhe numërohen disa dhjetëra.

Edhe pse po bien reshje shiu, ata kanë vendosur të tubohen duke lajmëruar se do t’i djegin maskat simbolikisht

Ndërkohë, ata janë përplasur edhe me deputetin Kujtim Gjuzi duke e përzënë nga protesta