Protesta për HEC-in në Mirditë/ 4 të arrestuar dhe 30 të procedur penalisht

4 persona u arrestuan dhe 30 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me protestën në Thirrë të Mirditës të banorëve të dy fshatrave kundër shfrytëzimit të pasurive ujore.

Gjatë protestës, banorët dhe aktivistë u përplasën me forcat e Policisë dhe bllokuan për disa minuta rrugën e Kombit.

Në lidhje me këto veprime, blutë vunë në pranga organizatorin e protestës së cilësuar së paligjshme Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja nga Kosova.

Të arrestuarit janë Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç.

Katër të arrestuarit dhe 30 personat e tjerë që fillimisht u shoqëruan dhe më pas u lanë të lirë akuzohen për bllokimin e rrugës dhe kundërshtimin me dhunë të efektivë të Policisë.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".

Lexo edhe: Protestë për HEC-in në Mirditë, shoqërohen në polici 33 aktivistë dhe banorë të zonës

Ata u shprehën se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve që i cilësojnë abuzive.

“Janë bërë ankesa te të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjitha kanë heshtur. Është bërë një protestë paqësore para 10 ditëve dhe kompania vazhdon të hedhë beton".

“Këta kanë bërë një padrejtësi dhe vazhdojnë të hedhin akoma beton. Nuk e kuptoj a ka shtet, a s’ka këtë e dinë ata".

Kjo ishte  protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kane depozituat dhe një kallëzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.

Protesta e djeshme:

EMISIONET