Zgjedhorja në limite/ Krashi: Ne duhet ta kishim gjetur forcën brenda vetes tonë që të mos kemi reformë të thellë sa herë ka zgjedhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi, në një intervistë për “Ora News” komentoi zhvillimet në tryezën e reformës zgjedhore.

Lidhur me temën e shumëdebatuar të votës së emigrantëve, Krashi u shpreh se do të mbetet fanatik i mendimit se kjo është një nga të drejtat më themelore të shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.

“Në këtë kontekst, kjo është mundësia që të gjithë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë politikisht për vendin e tyre.

Në fakt, Diaspora sot është shteti i munguar social i Shqipërisë dhe vota e emigrantëve është gjëja më e vogël që shteti shqiptar iu jep atyre. Natyrisht që reforma zgjedhore është më më e gjerë se sa kaq.

Për fat të keq vetëm në vendin tonë ndodh që sa herë ka zgjedhje në shkojmë në ndryshimin e ligjit, ndërsa bota jashtë e ka të zgjidhur një herë e mirë.

Dhe ne duhet ta kishim gjetur forcën brenda vetes tonë për të qenë e tillë. Patjetër që kohë të ndryshme sjellin nevoja për ndryshime, por ato duhet të jenë të vogla, dhe jo në përmasa të tilla.

Dhe në ndryshimet më të mëdha që mund të ndodhin në vendet e tjera demokratike janë të llojit që psh në rast të ndryshimeve demografike ndryshojnë zonat elektorale.

Pra, nuk ka ndryshime të thella siç ndodh në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi socialist, Lavdrim Krashi.

EMISIONET