Xhixho: Çmimi i naftës është shqetësimi i çdo qytetari sot. Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me ccmimin e karburanteve në Shqipëri.
REAGIMI I XHIXHOS
Çmimi i naftës është shqetësimi i çdo qytetari sot. Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon.
Ne paguajmë rreth 1.83 euro për litër.
Në Kosovë rreth 1.18 euro.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro.
Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, është paralajmëruar rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, e cila do të ndikojë direkt te çmimet e të gjitha produkteve të shportës nga buka, qumështi, vaji etj .
Prandaj, Partia e Lirisë ka propozuar Projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve, duke pezulluar dy taksa.
Pasi sot 60% e kostos së naftës e përbëjnë Taksat, duke qenë një barrë për familjet dhe bizneset e ndershme.
Ndaj Pr/Ligji i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës, duhet miratuar me urgjencë si një masë ekonomike dhe sociale në dobi të çdo qytetari.


