Xhixho: 4.9 mln euro për shkollën “Edit Durham”, por shkolla nuk i përballon dot nxënësit e saj

Xhixho: 4.9 mln euro për shkollën “Edit Durham”, por

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon atë që ajo e cilëson si skandal, ku thekson se 4.9 milionë euro janë paguar nga taksat e qytetarëve për shkollën “Edit Durham”, e cila pas rindërtimit nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar nxënësit e saj!

REAGIMI I XHIXHOS

SKANDAL!

4.9 MILIONË EURO janë paguar nga taksat e qytetarëve për shkollën “Edit Durham”, e cila pas rindërtimit nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar nxënësit e saj!

Ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Ministria Arsimit propagandon investime dhe pret shirita inaugurimi, prindërit dhe mësuesit e shkollës “Edith Durham” do të përballen me një realitet tronditës: më pak klasa se nevojat reale të shkollës, rrezik për mësim me dy turne dhe mbingarkesë të nxënësve nëpër klasa.

????Për 45 klasa ekzistuese janë vetëm 40 ambiente në dispozicion. Pesë klasat e mbetura do të detyrohen ta zhvillojnë mësimin pasdite ose të mbeten te “Emin Duraku”.

????Pyetja që lind natyrshëm është: cili ishte qëllimi i rindërtimit të kësaj shkolle, kur ajo jo vetëm nuk ka hapësira shtesë, por i janë hequr klasa?

Si është e mundur që një projekt prej miliona eurosh të realizohet pa llogaritur numrin e nxënësve? A është bërë studim demografik? A janë dëgjuar prindërit dhe specialistët që paralajmëruan që në fillim se projekti ishte i papërshtatshëm? Sot përgjigjja duket qartë: JO!

????Në 10 vite, qytetarët e Tiranës kanë paguar plot 70 milionë euro përmes taksës së infrastrukturës arsimore. Ku shkojnë këto para nëse nuk përdoren për shkolla më të mira?

Kjo nuk është thjesht paaftësi. Kjo është abuzim me paratë publike dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë.

Fëmijët nuk kanë nevojë për fasada të bukura për fotografi propagandistike. Ata kanë nevojë për klasa, laboratorë, ambiente sportive dhe kushte dinjitoze për të mësuar.

Arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për qeverinë e Edi Ramës, ndaj me mijëra qytetarë janë përditë në shesh, për t’i treguar qartë se nuk e duan qeverisjen e tij!

EMISIONET