"Votat blihen javën e fundit!" Nesho: Deklarata e Majkos, skandaloze

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho i ftuar në "Ora e Betit" thotë se nuk ka asnjë garanci që vota nuk do të blihet edhe në këto zgjidhje.

Ai e konsideroi skandaloze deklaratën e Pandeli Majko për rastin në Has se votat blihen javën e fundit të fushatës.

Nesho: Nuk kemi asnjë garanci. Garancia e vetme është që Edi Rama me klikën e tij të zhduket nga pushteti. Ajo që tha Majko sot është një skandal që e bën ish-kryeministri shqiptar dhe jo njëherë por dy herë. Derisa pranon një fakt të tillë është kambanë alarmi për gjithë qytetarët dhe ndërkombëtarët që kërkojnë që në Shqipëri të funksionojë demokracia. Me këtë klikë dhe Edi Ramën që nuk njeh Kushtetutën shqiptare, ka personalizuar ligjet.  Shteti shqiptar është shumë i rrezikuar. Edi Rama mund ti bëjë të gjitha.

Drejtuesi politik i rilindjes në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi gjatë ditës së sotme pas lajmeve për shitblerje votash në Has nga kandidati i partisë së tij Halit Mulaj.

Majko, duke u munduar që të justifikojë veprimin e njerëzve të Partisë Socialiste, është shprehur se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”.

Majko: Në Has, natën e shenjtë të Kadrit, aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor . Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës nuk ndodh në një natë fetare! Vota nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash! Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET