Furgoni me ushqime në Has, Balliu: Marrëveshja e mafies me Edi Ramën konsiston te blerja e votës
Kapjen e furgonit me ushqime në Has natën e shenjtë të Kadrit Klevis Balliu e konsideron një ngjarje të paralajmëruar.
I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se marrëveshja e mafies me Edi Ramën konsiston te blerja e votës.
Balliu: Bandat dhe marrëveshja e mafies me Edi Ramën konsiston te blerja e votës, presioni për të marrë votën.E vendos motra e Belinda Ballukut se kush e kalon vettingu. Unë nuk e denoncoj krimin se dua të përfitoj ndonjë votë por e shoh si detyrë kombëtare. Hasi është një ngjarje e paralajmëruar, u kapën dhe në 2021 disa furgona. Hasi ishte me shpërndarje ndihmash, në Paskuqan doli qytetari vetë e denoncoi në media administratorin që i ofroi 100 euro për ti dhënë votën për Rakip Sulin. Për Suel Çelën sa vite duhet të presim që ta kapin? Te tregu ushqimor në Lushnje nuk bën dot fushatë. Çdo vend ka një bandë që vendos kush hyn dhe kush del. Elvis Roshin e ngatërroi me profesor Rama që e mori, nuk e dinte që ishte trafikant? Rrajën e ngatërroi për mjek? I përzgjodhi se e dinte që kanë lidhje me drogën, kanë para, ushtrojnë presion, bëjnë dhunë, me këta u marr votën qytetarëve.