Videoja erotike në zyrën e shtetit, Berisha zbulon faturën e shantazhit: Safet Gjici u gjobit 500 mijë euro nga…

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetaret u ndal sërish të skandali seksual i kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Ky i fundit sipas Berishës është gjobitur deri në 500 mijë euro që të mos publikohej videoja. Por teksa video u publikua, Berisha shton se Safet Gjici kërkon lekët nga burgu.

“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.

Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste.

Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.

Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë.

Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin.

Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Ssaliu.

E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat.

Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime.

Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë”- u shpreh Berisha.

EMISIONET