Rama akuza udhëheqjes së PS-së: Në 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, çdo veprim përmes e-Albania
Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmëes e-Albania.
Rama ua tha në sy ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, se puna deri më sot është penguar nga ata. Po ashtu ai theksoi se nga e hëna nuk do të ketë më sportele pritëse në Kadastra, apo veprime manuale, por se çdo gjë do të bëhet përmes e-Albania.
“Arsyeja për të mbajtur këtë takim është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë përpjekjet për marrjen e pronësisë. Shumë njerëz janë hasur me procese të vështira, deri në dhimbje. E vërteta e parë është që ne nuk kemi arritur, edhe pse kemi pasur kohë të gjatë në dispozicion, që ta transferojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë.
Është njësoj si Banka e Shqipërisë, si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve. Si një bankë, Kadastra nuk është fole për qoka. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju. Flas për kategorinë që ju përfaqësoni, deputetë, ministra dhe kryetar bashkish. Ata që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes së drejtë të internojnë me Kadastrën si të ishte një rifuxho për të gjitha llojet e nevojave.
Banka e sigurt e pronës së patundshme të shqiptarëve është Kadastra. E vërteta tjetër e kësaj histori është që e shkuara e tmerrshme. Ne kemi trashëguar një situatë katastrofike. Pa dyshim që kemi bërë shumë përpjekje, e s’mund ta mohojë njeri. Para syve tanë kemi parë çudira me pronat e shqiptarëve. Ajo shprehja ‘kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët arrin gjithë pemën’ merr jetë tani.
Dallëndyshja përmendi fjalët kërcënime. Kadastra është institucioni i vetmi që bashkëjeton me kërcënime. Kërcënime nga të katërt anët. Sa herë kam menduar për Kadastrën kam menduar për falje. Nga e hëna, më 3 korrik, askush brenda në Kadastër nuk do mundet që të përgjigjet, asnjë nga kushërinjtë dhe miqtë e tyre.
As ata që kanë dhënë jetën për PS nuk do bëjnë dot gjë. Nga e hëna do jetë një makineri dixhitale. Punonjësit të Kadastrës në Gjirokastër do i dalë të trajtojë një çështje prone në Tropojë. Qytetarëve i bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania”, u shpreh Rama.
Kryetarja e Agjencisë Shtetorërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.
“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. GHjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës.
Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.
Lajmi në përditësim...