Në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, Bill Clinton viziton Shqipërinë! Berisha: Ai vjen si një hero kombëtar

Presidenti i 42-të amerikan, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik, që është dhe Dita e Pavarësisë së Amerikës.

Clinton, një emër i dashur për shqiptarët, pas mbështetjes së tij për Kosovën gjatë luftës do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, teksa do të vizitojë dhe disa vende në Shqipëri.

Ndërkohë që vizita e Bill Clinton, njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese ndaj Serbisë ka një tjetër rëndësi në këto kohë tensionesh në veri të Kosovës.

Në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, Bill Clinton

Kete e konfirmoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në konferencën me gazetarët theksoi se Bill Clinton më 4 korrik vjen në Shqipëri si një hero kombëtar.

"Kurdo që të vijë në Shqipëri, ai vjen si një hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës.

Ai është gdhendur në memorien e këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj. Në emër të PD, unë i uroj mirëseardhjen!", deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, Bill Clinton

Çfarë është 4 korriku?

4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

Fishekzjarret

4 Korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarreve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje me fishekzjarre në mbrëmje, më mbresëlënësja e të cilave zhvillohet në Uashington, kryeqyteti i vendit.

Fishekzjarret në 4 Korrik nuk janë diçka e re. Kongresi autorizoi përdorimin e fishekzjarreve si pjesë të festimeve të Ditës së Pavarësisë në vitin 1777 në Filadelfia dhe qysh nga ajo kohë, ato kanë qenë një mënyrë popullore për të festuar festën.

Secili shtet në Shtetet e Bashkuara ka ligjet e veta për shitjen e fishekzjarreve. Shumë shtete u lejojnë banorëve të blejnë dhe të përdorin lloje të caktuara të fishekzjarreve në shtëpitë e tyre.

Historia

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.

Disa studiues konstitucionalë argumentojnë se amerikanët duhet të festojnë në të vërtetë më 2 korrik – dhe jo 4 korrik – për shkak të votimit historik.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

EMISIONET