Kuti pa procesverbale, vota më shumë se ato të deklaruara. Ja “perlat” që po prodhon rinumërimi i 18 qendrave të Kuçovës
Në Kolegjin Zgjedhor që p[rej orës 09:00 po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të në Bashkinë e Kuçovës.
Gazetarja e "Ora News", Mola Luku thekson se ka shkuar deri tani në 4 numri i kutive të votimit në Bashkinë e Kuçovës të numëruara në sallën e gjyqit në Kolegjin Zgjedhor.
Si rezultat është konstatuar se në 3 kuti votimi nuk ka pasur proces verbal të mbylljes.
Kolegji ka dhënë urdhrin për hapjen e kutisë së materialeve.
Ndërkohë është konstatuar se në një kuti votimi edhe pse kanë rezultuar 629 fletë votimi në proces verbal, në numërim kanë dalë 700 fletë votimi.
Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” pretendon se ato janë vota të vjedhura.
Ndërkohë po verifikohen dhe fletët e papërdorura, si dhe ato te pavlefshme.
Kandidati Lefter Maliqi pretendon se 30 fletë votimi në kutinë e parë janë të favor të tij, ndersa Kolegji Zgjedhor po verifikon dhe provat materiale.