VIDEO/ Shiu nuk e shuan revoltën! Protestuesit sfidojnë motin e keq, në shesh të vendosur!
Ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa mbi kryeqytet po bie një shi i dendur që ka përfshirë të gjithë zonën e tubimit.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, qindra mbështetës po mbledhidhen në shesh, shumë prej tyre të pajisur me çadra dhe mushama, ndërsa të tjerë qëndrojnë nën shi duke mbajtur pankarta me mesazhe simbolike. Fotot nga tregojnë protestues që sfidojnë reshjet e forta, duke mos u tërhequr nga pjesëmarrja.
Ata janë shprehur se moti nuk do ta ndalë protestën, ndërkohë, pritet që drejtuesit e opozitës të mbajnë fjalën e tyre në vijim.
Qytetarët ‘janë zbrazur’ të gjithë në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa thirrja e tyre është dorëheqja e Ramës.
Siç shihet edhe nga pamjet pjesëmarrja është e lartë ashtu edhe qëndrueshmëria e tyre pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

