VIDEO/ “PARTIZANI” - Masa e sigurisë, kryedemokrati Berisha paraqitet në SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, sa herë Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë mbështetësit e tij janë mbledhur para ambienteve të SPAK.

Edhe ditën e sotme mbështetës të liderit demokrat janë mbledhur para prokurorisë, ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para mbështetësve.

EMISIONET