VIDEO/ Noka, SHISH-it: A keni informacion ku ndodhet Ergys Agasi? A keni referuar informacion për pronat e tij në Zvërnec

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka debatuar ashpër në Komisionin e Sigurisë, ku ishte e ftuar për të raportuar kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Noka ka kërkuar që diskutimi të jetë i hapur, ndërsa ka theksuar se është me rëndësi që ky institucion të japë disa përgjigje publike mbi situatën kriminale. Ai e pyeti kryetaren e Shërbimit mbi vendndodhjen e Ergys Agasit, por edhe sa i përket pastrimit të parave në ndërtim.

Shërbimi, tha Noka, nuk mund të shndërrohet në bashkëpunëtor te Ergys Agasit dhe krimit të organizuar.

“Çfarë informacioni ka SHISH për vendndodhjen e Ergys Agasit? Çfarë informacioni ka SHISH për pronat e Ergys Agasit, të cilat janë të evidentuara edhe nga SPAK? Bëhet fjalë për një pronë prej 302 hektarësh në Vernec. A e ka Shërbimi këtë informacion, a e ka relatuar Shërbimi? A është Ergys Agasi pronar me atë lagunë?! SHISH duhet të informojë nëse ky është një skenar për të zëvendësuar investitorët e huaj me Ergysin dhe Engjëll Agaçin. Këtë duhet ta thotë kryetarja e SHISH-it dhe jo vartësit e saj. Çfarë lidhje ka SHISH-i, i cili është involvuar tërësisht në një protestë që është thellësisht politike?"

Detyra e shërbimit sipas Deputetit Demokrat, nuk është të futet dhe të ndjekë kundërshtarët e Edi Ramës sic sipas tij po e ka bere me protesta e opozitës dikur dhe po e bën me protestat e qytetarëve tani.

"Çfarë do trupa operacionale e këtij institucioni brenda në protestë, mes të rinjve dhe të rejave që protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën? Dhe cili është roli i Shërbimit në shpalljen non grata të shqiptarëve, dhe kjo a po ndodh vetëm për faktin për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës?” – u shpreh Flamur Noka.

Flamur Noka pyeti SHISH-in dhe i ka kërkuar që të japë sqarime mbi problemin e pastrimit të parave, korrupsionit dhe sektorit të ndërtimit.

“Është e ditur për çdo qytetar se kullat janë simboli më i pastër i pastrimit të parave. Çfarë informacionesh ka SHISH për këtë çështje? A ka relatuar informacione në organet kompetente? Këto janë çështje sensitive për çdo shqiptar”, theksoi Noka.

EMISIONET