Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s'është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani

Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s'është ideal,

Në prag të ndeshjes së raundit të 16-tave kundër Holandës, Mohamed Ouahbi foli për formatin e ri të Kupës së Botës, duke shprehur disa rezerva.

Trajneri maroken tha: "Të flasësh tani për padrejtësi është e tepërt. Ne i dinim rregullat para turneut dhe nuk ka kuptim të ankohemi tani. A është formati ideal?

Ndoshta jo, por nëse do të më duhej ta kritikoja, duhet ta kisha bërë këtë para turneut. Besoj se do të përmirësohet në të ardhmen, edhe nëse nuk ekziston një sistem i përsosur."

Lidhur me ndeshjen kundër Koeman, Ouahbi shtoi: "Fitorja është ajo që ka rëndësi, jo të konsiderohesh favorit. Ne e respektojmë thellësisht Holandën dhe do të tregojmë në fushë se çfarë jemi të aftë të bëjmë." 

EMISIONET