VIDEO/ Këlliçi “prezanton urbanin”: Pas 14 majit, transporti publik në Tiranë, do të jetë falas!

VIDEO/ Këlliçi “prezanton urbanin”: Pas 14 majit,

Belind Këlliçi ishte kandidati i fundit që u ngjit në podiumin e stadiumit “Air Albania”, aty ku do t’i rezervohej edhe pritja më entuziaste.

Por  të pranishmit do të elektrizoheshin nga hyrja e Këlliçit me urbanin e improvizuar për prezantimin e projektit të tij për transport publik falas në kryeqytet nëse ai do të arrojë të fitojë në garën e 14 majit.

 

Nisur nga kjo pritje ai do të ishte i pari nga kandidaët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që do të hapte siparin e fjalimeve në Air Albania.

 

Këlliçi shpalosi disa pika të programit të tij elektoral, ku u shpreh se pas datës 14 Maj qytetarët do të udhëtojnë me transport publik falas ndërsa shtoi se do të ndërpriten urgjentisht të gjitha pagesat për inceneratorët.

Gara më e ethshme pritet të jetë në disa prej bashkive kryesore të vendit, si Tirana, Elbasani, Durrësi e Shkodra, ndërsa zgjedhjet pritet të shënjojnë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend, nëse Edi Rama dhe socialistët do të lëkunden nga pozitat e tyre, apo do të çojnë të qetë deri në fund mandatin e tyre qeverisës.

belind këlliçi këlliçi urbani

EMISIONET