Meta: Koha për revolucion me votë, të përmbysim korrupsionin e regjimit të kalbur
Në hapjen e fushatës zgjedhore për 14 majin, Ilir Meta tha se është koha për revolucionin me votë, që do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut të qeverisjes socialiste.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk do të ketë më taksa arbitrare, që shkojnë për pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që s’ekzistojnë.
Meta: Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. E dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut, siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucionin me votë, që do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe do sjellë llogaridhënie absolute, për çdo kandidat që do zgjidhet.
Ai autobus atje është shpresë e madhe, jo thjesht për transportin falas sepse më në fund nuk do vendosen taksa arbitrare për shërbime që nuk shkojnë tek qytetarët por tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Do kemi kryebashiakë që do zgjidhin hallet e qytetarëve.
Të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rivalë por kanë vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara.Kanë përballë një regjim që do vetëm një të shtyrë me votën tuaj. Më 14 maj të votojmë për këtë ndryshim. Janë kandidatët më legjitim që ka njohur historia e vendit tonë.
Ai tha se garanci e fitores së opozitës në zgjedhje janë kandidatët e saj për bashkitë e vendit dhe këshillat bashkiakë.
Meta: Ai autobus atje është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ai autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.
Se më në fund do të ketë kryebashkiak që do të mendojnë e do të zgjidhin problemet më jetike të qytetarëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë.