"Punën jepja gamorit, jo hienës", Rama në Rrogozhinë: Vulën kanë kohë që e kanë humbur, por s'kanë as emër

"Punën jepja gamorit, jo hienës", Rama në

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi nga Rrogozhina se koalicioni opozitar ka humbur emrin.

Ndërsa prezantoi kandidatin e PS-së për zgjedhjet e 14 Majit, Edison Memolla, Rama tha se te koalicioni ‘Meta-Berisha’ nuk e dinë kush është i pari dhe fshihen pas njëri-tjetrit pasi nuk kanë emër në fletën e votimit.

Ai nënvizoi se njëri prej tyre “është ‘non grata’ për Amerikën ndërsa tjetri për demokratët.

Rama: Pashë fletën e votimit nuk kanë as emër. Nuk e dinë kush është i pari. I fshihen njëri-tjetrit. Nuk venë emrin. Se normalisht aty në fletë, “Bashkë Fitojmë” thotë, po me kë? Se aty thuhet PS me Edi Ramën, Partia Agrare me Gon Dukën, Partia X me Shpëtimin, tjetri me Çlirimin, tjetri me Agimin. Këta jo, s’ka. Vulën kanë kohë që e kanë humbur, problemi është që u ka humbur emri, s’kanë emër. Ça të vejnë? Njëri është “non grata” për Amerikën, tjetri është “non grata” për demokratët. Kështu që si i bëhet me këta? Këta unë them e kanë kollaj.

Këta mund ta mbajnë atë. Duan ta mbajnë televizorin tu pa gjithë ditën ata, ta mbajnë. S’ka problem. Nuk na shohin dot ne me sy, e kemi kollaj fare, fike televizorin, ndërro stacion, hajd shnet. Por punën, jepja gamorit, jo hienës. Shiheni gjithë këtë këtu. Sepse përtej shakasë që nuk është në fakt edhe shumë shaka, tani të kesh votën, të jesh prind i këtyre kalamajve dhe të shkosh për të votuar edhe të harrosh që po voton për çerdhen e këtyre, nuk po voton ti për hallin e hienave.

Po voton për parkun e këtyre, po voton që kur këta të shkojnë në shkollë të mos jetë me gropa, të mos e kenë ngrënë hienat trotuarin. Po voton që rruga të jetë në rregull, po voton që projektet e turizmit të vijojnë. E të shkosh t’ia çosh votën atyre që nuk i do më asnjë me i pa me sy. Po kur thonë futëm Shqipërinë në NATO, e keni dëgjuar këtë? Jo mër vlla në NATO të fut Amerika nuk të fut dot askush tjetër. Tani Amerika që na futi në NATO ata nuk i do. Jo ska gjë thonë, edhe pa Amerikën. Pse mo kemi luajtur mendsh ne? Le të rrimë pa lulishte, pa ndriçim, pa pastrim, pa çerdhe, pa kopshte, pa Amerikën dhe pastaj mbajmë “non gratën” në krye atje që të flasë budallalliqe.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET