VIDEO/ Çfarë po ndodh? 24 mijë trupa të NATO-s "zbarkojnë" sot në Shqipëri
Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet nga sot në Tiranë deri më 3-2 qershor.
Stërvitja do demonstrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe armatim luftarakë në teatrin evropian.
Stërvitja “Defender Europe 23” është e një rëndësie strategjike sa i takon sigurisë rajonale dhe do të luajë një rol kyç e përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit.
Gazetari Edison Vatnikaj theksoi se qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në këtë stërvitje me 800 trupa do të jetë demonstrimi i aftësive për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s, në një ambient operacional kompleks.
Për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e zhvillimit të stërvitjes, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të saj, hapësirën ajrore, hapësirën detare si dhe poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh, bazën e Zall Herrit dhe atë të Farkës. Sakaq ka nisur puna me qëllim koordinimin e transportit dhe të lëvizjes së kolonave ushtarak me mijëra ushtarakë dhe mjete te artilerisë së rendë.
Gjatë “Defender 21” në bazën ajrore taktike të Kuçovës u instalua sistemi i mbrojtjes raketore tokë ajër Patriot raketave balistike, i cili tërhoqi jo pak vëmendje për mesazhin qe dha. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Defender 23” drejtohet nga Komanda e ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) në të do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s me pjesëmarrjen e 7000 ushtarakë amerikanë, si dhe 17.000 trupave nga 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s si dhe do te shtrihet ne në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.
Ndërkohë, ditën e sotme do të mbahet një evenet për nisjen e stërvitjes në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit.
“Mirëmëngjesi dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.