Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Dubravës, ku makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë. Sipas saj, drejtësia për ta do të jetë triumf i së vërtetës.
Osmani ka thënë se kjo masakër ishte manifestim i egërsisë së Serbisë ndaj të burgosurve shqiptarë, të cilët po mbaheshin në burg si pengje të luftës.
“Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës.
Në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit. Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë Osmani.