VIDEO/ Berisha mesazh protestuesve: Edi Rama është i pashpresë. Policia s’ka arsye të mbrojë hajdutët

VIDEO/ Berisha mesazh protestuesve: Edi Rama është i pashpresë.

Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte (20 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Sakaq, Policia e Shtetit ndërhyri ashpër për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion dhe gazlotsjellës, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.

Pas betejës mes protestuesve dhe policisë, kryedemokrati i rrethuar nga deputetët e tjerë do të largohej me maskë anti-gaz drejt Kuvendit

VIDEO/ Berisha mesazh protestuesve: Edi Rama është i pashpresë.

Gjatë zhvendosjes së tij Berisha foli për gazetarët që e shoqërojnë atë në marshimin drejt Parlamentit.

Berisha tha se policia nuk ka asnjë arsye të mbrojë hajdutët, ndërsa shtoi se Edi Rama është i pashpresë.

“Edi Rama do të ndajë të njëjtin fat me Erion Veliajn. Edhe azil politik po përpiqet të gjejë, por nuk po e gjen”, tha Berisha.

Lëvizja drejt godinës së Kuvendit vjen pas tensioneve të regjistruara më herët para Kryeministrisë.

Për disa momente pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.

Aktualisht përpara parlamentit janë duke qëndruar disa kordone me efektivë policie.

NDIQNI PROTESTËN E PLOTË:

EMISIONET