VIDEO/ Berisha, gazetarëve: Po ju pse e fshehët? Ja kush është “redaktori” i Erion Veliajt! Uluziu e futi në kurth duke i vendosur çimka

Pasi doli nga SPAK-u ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku bëri dhe batutata me gazetarët sa i përket bisedave të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj dhe "redaktorit" të cili ai referon në bisedat e përgjuara sipas tij, nga SPAK-u në dhomën e burgut.

Pas komunikimit me gazetarët Berisha do të niset për një vizitë pune në Podgoricë të Malit të Zi, aty ku do të mbahet dhe një takim i Partive Popullore Evropiane. 

DEKLARATA E BERISHES

Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin. Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. 

Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë...

Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin? Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama... Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij.

Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka. I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi.

Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri.

Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë. Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet.

Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci.

Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij.  Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.

Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.

Për Mero Bazen, më thoni se e kam pasur dikur me vete dhe... Shko e pyete po nuk më falënderoi mua që e përmenda. Të jesh e bindur se ai më falënderon. Ai po të mos e përmendja, do reagonte. Ai është i lumturuar që ia përmenda emrin.

Se tani, të themi atë që është. Ata ishin si puna e Redaktorit. A e di ti, a kanë dëshmuar ata në prokurori apo jo? Prandaj, ata ishin të gjithë në skenar njëlloj si Redaktori. Prandaj, po të mos e përmendja, do i mbetej hatri shumë. Po unë nuk kam pse të mos ia bëj qejfin atij.

EMISIONET