NIS KAOSI/ Basha "shmang" demokratët, Noka hedh "kokainë" te shkallët! Nga bastet tek dekoratat, ja çfarë miratohet në Kuvend

Kuvendi mban këtë seancën e radhës plenare, ku pritet që tensionet e deputetëve opozitarë të vijojë dhe seanca të mos zhvillohet normalisht.

Kjo paralajmërohet edhe nga prezanbca e shtuar e efektivëve të Gardës së Republikës dhe policisë, në oborrin e Kuvendit ka dhe deputetë që janë përjashtuar nga punimet parlamentare për shkak të trazirave brenda dhe jashtë sallës.

NIS KAOSI/ Basha "shmang" demokratët, Noka hedh

Tensionet pritet të rriten edhe për shkak të numrit të lartë të deputetëve të PD të përjashtuar, ku me shtimin e katër emrave për të cilët Sekretariati i Etikës mori dje vendimin për përjashtimin, numri shkon në 23.

Njeri prej tyre, Flamur Noka hodhoi pluhur te bardhe te shkallet, me argumentin se ky eshte narko-regjimi i kokaines ne vend.

Ndërkohë ditën e sotme pritet të kalojnë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

NIS KAOSI/ Basha "shmang" demokratët, Noka hedh

Ishte parashikuar që të votohej edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, por kjo nuk u përfshi në rendin e ditës.

Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.

Kujtojmë se “Etika” vendosi të mërkurën që deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë. Ndërkohë për deputetin Gazment Bardhi masa disiplinore ishte 10 ditë.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi

2-Sorina Koti

3-Elda Hoti

4-Lindita Metaliaj

5-Isuf Cela

6-Tritan Shehu

7-Lefter Geshtenja

8-Helidon Bushati

9-Xhelal Mziu

10-Edmond Spaho

11-Oerd Bylykhashi

12-Ervin Salianji

13-Saimir Korreshi

14-Kasem Mahmutaj

15-Ramadan Likaj

16-Kastriot Piroli

17-Qani Xhafa

18-Lodovik Hasani

19-Luan Baçi

20-Bledion Nallbati

21-Asllan Dogjani

22-Flamur Noka

23-Gazmend Bardhi

Basha futet i pari në Kuvend

NIS KAOSI/ Basha "shmang" demokratët, Noka hedh

Teksa ende nuk kishte nisur zyrtarisht seanca plenare, Basha zgjodhi të shkonte herët në Kuvend.

Siç shihet nga pamjet që siguruara “Ora Neës”, shihet se ai shoqërohet nga deputetët e tij.

Ndoshta kjo është një taktikë e Bashës për t’iu shmangur tensioneve që mund të nisë opozita jashtë Kuvendit dhe në sallë.

EMISIONET