TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit kapen me njëri-tjetrin, shkak “komunistët” (VIDEO)

Ndërsa deputetët ndodhen në Kuvend për seancën plenare, qytetarët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë klasës politike.

Tubimi para Kuvendit ishte paralajmëruar dje pas protestës të përditshme te Kryeministria, ndërsa protestuesit thërrasin “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”.

Teksa kanë kaluar deputetë të maxhorancës dhe të opozitës për të hyrë në Kuvend, protestuesit i janë drejtuar si persona të shitur.

Por ndërsa ligjvënësit ndodhen brenda sallës së seancave plenare, momentet tensioni janë shënuar në radhët e vetë protestuesve, të cilët do të shtynin njëri-tjetrin.

"Incident mes protestuesve, pasi njëri prej tyre shau komunistët, çka solli reagim të disa mbështetësve të Lëvizja Bashkë", raporton gazetari Bekim Bici.

EMISIONET