"Të dielën vijon akumulimi i mllefit qytetar"/ Korreshi: Institucionet shtetërore janë 'rrëzuar', asgjë s'funksionon

Në një lidhje direkte për Ora News ka qenë deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i cili ka folur për protestën e 22 marsit që do të zhvillohet ditën e diel nën mobilizimin e opozitës.

Sipas deputetit demokrat, ky tubim do të përcjell mllefin qytetar dhe i bën thirrje të gjithë demokratëve dhe përtej që t'i bashkohen protestës të së dielës. 

Më tej, Korreshi ka nënvizuar se sipas perceptimit të tij tashmë qeveria është 'rrëzuar' pasi sipas tij nuk ka funksionalitet të institucioneve dhe e vetmja gjë që ka mbetur është vjedhja e shpejt nëpër strukturat shtetërore.

“Të dielën vazhdon të jetë akumilimi i mllefti qytetar, për të cilën do të dilet në shesh. Presim të gjithë demokratët dhe jo vetëm, të mos kufizohet vetëm demokratët por të gjithë qytetarët që ndihen të vjedhur nga kjo qeveri.

Siç e kemi parë në provat për zv. Kryeministren, ato që vazhdojmë shikojmë një mbrojtje të frikshme pasi ndodhemi para dhomës së Kryeministrit, SPAK-u me tepër.

Unë mendoj se të gjithë njerëzit duhet të jenë në shesh. Nuk e di nëse keni dhe ju këtë perceptim, por shteti në këto momente ka rënë.

 Nuk funksionon asgjë. Shkoni nëpër bashki, asgjë s’funksionon. Shkoni nëpër institucione shtetërore, ka rënë çdo gjë. Janë ato, ‘hajde të vjedhim dhe të mbushim xhepat shpejt e shpejt’ por shërbimi të qytetarët ka vajtur pothuajse zero."- tha Korreshi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

EMISIONET