Takimi me Këshillin e Europës/ Mediu: Pushteti absolut i kryeministrit po rrënon parlamentin dhe demokracinë

Takimi me Këshillin e Europës/ Mediu: Pushteti absolut i kryeministrit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me deputetët Tedi Blushi dhe Vangjel Dule, zhvilluan një takim me raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pavel Jablonski.

Gjatë takimit u diskutuan shqetësimet e Këshillit të Europës për funksionimin e institucioneve në Shqipëri, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nevojën për një sistem drejtësie të pavarur, si dhe ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

U trajtua gjithashtu edhe çështja e kontrollit të mediave.

Mediu tha se pushteti në Shqipëri është i përqendruar tek kryeministri, duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, dhe se kjo ka çuar në dobësimin e rolit të Parlamentit.

EMISIONET