PS i mbyll derën SPAK/ Çaça: Dëshmitarët janë kyç në proces, deklaratat e tyre mbeten një provë e rëndësishme

Në studion e emisionit “Drejt”, avokati Perparim Çaça komentoi zhvillimet e fundit në hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Sipas Çaçës, hetimi është ende dinamik dhe rëndësia e dëshmitarëve është thelbësore:

“Nëse flasim për intimidimin e dy dëshmitarëve, kjo nuk prish provat. Deklaratat e tyre mbeten një provë e rëndësishme.

Dëshmitarët duhet të mbështesin deklaratat e tyre me prova në gjykatë; nëse ndryshojnë mendim, vlera ligjore e tyre përcaktohet nga ajo që kanë thënë në gjykatë.

Për mendimin tim, dëshmitarët janë kyç në këtë proces. Aktualisht nuk ka prova të qënësishme.”

Çaça shtoi se për Partinë Socialiste, mbështetja dhe qasja ndaj SPAK-ut është e vështirë, duke theksuar se procesi hetimor vazhdon të jetë i ndjeshëm dhe kompleks.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

EMISIONET