Spahia: Më shumë investime në Postribë

Kandidati i i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia zhvilloi sot një takim me banorët e Postribës.

Spahia: Më shumë investime në Postribë

Në një postim në rrjete sociale, Spahia postoi foto nga takimi me banorët e Postribës ku dhe ka premtuar më shumë investime për këtë zonë.

“Një zonë e mbushur me histori, tradita dhe simbol i qëndresës dhe rezistencës. Postriba do të jetë një prej njësive administrative që në 4 vitet në vazhdim do të ketë një sërë investimesh.

Gjatë takimit me banorët e kësaj zone u ndala tek ato që kemi realizuar deri më tani si rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e 6 shkollave, rikualifikimi i 8 rrugëve, shtim i ndriçimit në rrugët e fshatrave, rehabilitimi i 20 km kanale ujitëse etj.”, shkruan ai.

Po ashtu, Spahia theksoi se do të investojmë në infrastrukturë rrugore, institucionet arsimore dhe qendrën shëndetësore dhe tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

“Në këtë 4-vjeçar investimet do të shtrihen në të gjithë territorin e kësaj njësie ku kemi parashikuar: Ndërtimin e fushës së re sportive në Postribë. Ndërtimin e tregut të produkteve Bujqësore e Blegtorale në Mes.

Rikualifikimin e zonës së kalasë së Drishtit, me ndërhyrje në fasadat, sheshin dhe shtigjet e saj.

Rikonstruksion e shkollave, qendrave shëndetësore Postriba antikomuniste do të dijë edhe në 14 maj ta thotë fuqishëm fjalën e saj”, shkruan Spahia.

EMISIONET